Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter, nga Forumi i Dubrovnikut, Lajçak është shprehur se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.
“Për kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo s’mund të vazhdojë më. Ne duhet ta përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.
At #DubrovnikForum2022, I stressed the war in Ukraine changed everything. It made enlargement political again. For too long, we were complacent. This cannot continue any longer. We need to finish our unfinished business when it comes to ?? integration of the Western Balkans. pic.twitter.com/owYFnLTezu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 9, 2022
Në postim Lajçak ka bërë të ditur se është takuar edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Sot në mëngjes, në margjinat e #DubrovnikForum2022, u takova me kryeministrin Andrej Plenkoviç për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për një perspektivë të besueshme të BE-së për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai.
Lajçak në Dubrovnik është takuar edhe me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ku ka thënë se me të mban takime të rregullta dhe se ‘’është gjithmonë e dobishme të krahasohen shënimet mbi të rejat në Ballkanin Perëndimor’’.
I regularly meet my 🇬🇧 counterpart Sir Stuart Peach. Whether in the region, Brussels, London or elsewhere, it’s always useful to compare notes on the latest in the Western Balkans. pic.twitter.com/2WFOvNlrEj
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 9, 2022
Në Forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. /Telegrafi/