I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë diskutuar për koordinimin e hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të së hënës në Bruksel.
“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, bashkë me emisarin e SHBA-së Escobar u ulëm për të koordinuar hapat e mëtejmë në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes dhe modalitetet e zbatimit të saj dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të arritura në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord të martën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve./Telegrafi/
After yesterday’s High-level meeting, 🇺🇸 Deputy Assistant Escobar and I sat down to coordinate next steps in the run-up to the next meeting. Agreed on the importance of agreeing on implementation modalities and the need to implement all existing Dialogue agreements. pic.twitter.com/XL4VQKF73e
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023