Teksa Kupa e Botës në Katar po vazhdon dinamiken me ndeshjet e përditshme mes kombëtareve, janë fansat joshëse të ekipeve që po marrin gjithashtu vëmendje të madhe.
Në mesin e tyre edhe modelja braziliane, Lais Ribeiro e cila ka treguar mbështetjen për ekipin e saj kombëtar në Botëror.
Ajo pozoi në një plazh e mbështjellë me standardin jeshil, të verdhë dhe blu, ndërsa bashkatdhetarët e saj përgatiten të luajnë me Kamerun.
32-vjeçarja dukej në tejet atraktive në imazhin ku shihet e zhveshur në pjesën e sipërme ndërsa mbulonte gjoksin me duar.
Në korrik, engjëlli i “Victoria’s Secret”, u martua me partnerin e saj basketbollist profesionist Joakim Noah , 37 vjeç.
Ajo u fejua me yllin e Chicago Bulls një vit pasi u takuan. Çifti u martuan në një ceremoni romantike pranë oqeanit.
Dhe nëna e një fëmije, Lais pa dyshim do të shpresojë që poza e saj patriotike të jetë fituese për Brazilin dhe të ndihmojë ekipin të shtojë numrin e pesë fitoreve të Kupës së Botës. /Telegrafi/