Philipp Lahm ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich është mysafirë i Real Madridi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për bavarezët pasi kanë humbur në shtëpi në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Megjithatë, kapiteni dhe shpirti i ekipit, Lahm, beson që skuadra do të kualifikohet tutje edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
“Ne kemi treguar tashmë në të kaluarën se mund të fitojmë ndeshje në udhëtim, por është e qartë se ne jemi viktima”, ka thënë fillimisht Lahm.
“Kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, por besoj në ekipin dhe jam i bindur se nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Evropë”, ka përfunduar kapiteni gjerman.
Ndryshe, ndeshja zhvillohet nesër(martë) në Santiago Bernabeu nga ora 20:45. /Telegrafi/