Telegrafi

Lahm, kapiten i ri i Gjermanisë

Nga ana tjetër, emërimi i Philipp Lahm si kapiten i Gjermanisë, nuk është pritur aspak mirë në qarqet e futbollit gjerman, e sidomos nga kapiteni legjendar, Oliver Kahn, që dyshon mbi aftësitë e Philipp Lahm për të qenë lider.

“Keni përgjegjësi të madhe si kapiten i kombëtares dhe lojtari që e mban shiritin e kapitenit duhet gjithnjë të jetë në krye të lojës. Lahm duhet të dëshmojë se ka aftësi për të qenë lider. Philipp është një futbollist i madh, por nuk e di nëse është mjaft i pjekur për këtë punë”.

“Një Kampionat Botëror është shumë i gjatë dhe me faza të vështira. Si kapiten, ju gjithnjë duhet të jeni optimist dhe guximtar”, deklaroi Kahn për TZ. /Telegrafi/