Telegrafi

Lahm: Guardiola, më i miri në katër vitet e fundit

Ish-menaxheri i Barcelonës do ta zëvendësojë Jupp Heynckes në fund të sezonit, pasi spanjolli ka nënshkruar kontratë me bavarezët, ku do të përfitojë 17 milion euro në vit.

“Pep Guardiola ka qenë trajneri më i mirë në katër apo pesë vitet e fundit. Përreth klubit dhe në dhomën e zhveshjes, vërehet një gëzim i madh”.

“Ky është një top transfer, më i miri që mund të zgjedhësh. Duhet t’i falënderojmë edhe kryesinë për këtë arritje. Ju nuk jeni të garantuar asnjëherë se do të keni në ekip një trajner kaq të suksesshëm si Guardiola”, ka thënë Lahm. /Telegrafi/