Telegrafi

Lahm cak i Cityt për afatin kalimtar të janarit

Sipas ‘The Sun’, City është duke planifikuar të ofrojë 12 milionë funte për gjermanin. Menaxheri i ekipit anglez, Mark Hughes, e ndoqi atë derisa luan për Bayernin gjatë muajit të kaluar, si pjesë e udhëtimit të tij për të përcjellë nga afër cakun tjetër të ekipit, Franck Ribery.

Që të dy janë të pakënaqur në Bayern, por duket se Lahm është më i kapshëm se francezi. Gjermani shihet si një prej mbrojtësve më të mirë në Evropë./Telegrafi/