Telegrafi

Lahm: Bundesliga është shumë më e vështirë sesa mendoni

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm, thotë se humbja e kampionit nga Borussia Dortmundi, është dëshmi se Bundesliga është shumë më e vështirë sesa e imagjinojnë njerëzit.

Një gol i hershëm nga Pierre-Emerick Aubameyang siguroi fitoren e BVB dhe ua shkaktoi humbjen e parë sezonale bavarezëve.

Kështu, Bayerni ka 24 pikë dhe është i dyti në tabelë me tri pikë më shumë se Dortmundi që mban vendin e tretë. Lider i kampionatit gjerman është RasenBallsport Leipzig.

Lexo po ashtu Klasikja gjermane i takon Dortmundit (Video)

“Loja jonë nuk ishte e keqe, thjesht në rregull. Fatkeqësisht, pranuam gol të hershëm dhe pastaj dështuam në pasimin final. Përndryshe, kemi mundur të krijojmë shumë raste”.

“E kam thënë shumë herë në vitet e fundit, por askush nuk donte të më besojë: Nuk është lehtë të jesh në krye të tabelës gjatë gjithë kohës dhe t’i konfirmosh këto arritje. Është një punë e vështirë – tash e shohim sa e vështirë”, është shprehur Lahm. /Telegrafi/