Telegrafi

Lahm: Bayerni ka gjasa të kualifikohet

“Është një short i mirë. Padyshim se kemi gjasa të kualifikohemi në raundin tjetër. Ne do t’ia arrijmë qëllimit nëse e shfrytëzojmë maksimalisht kualitetin tonë”.

“Arsenali është një ekip ndaj të cilit nuk kam luajtur kurrë dhe asnjëherë nuk kam luajtur në stadiumin e tyre… Po ashtu, mezi pres të takoj sërish Poldin (Lukas Podolski) dhe Perin (Per Mertesacker)”, ka deklaruar gjermani.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 19 shkurt në Emirates Stadium. /Telegrafi/