Site icon Telegrafi

Lahi Brahimaj paralajmëron trazira nëse nuk rrënohet muri në Mitrovicë (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se nëse muri i ndërtuar në veri të vendit nuk do të rrënohet gjatë muajit janar konform rezolutës se djeshme të miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të ketë trazira në nivel vendi.

Brahimaj në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel ka thënë se kryeministri dhe ministrja për Dialog, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e murit në veri.

E, sa i përket miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës, Brahimaj ka thënë se AAK është kundër më i nda veteranët në kategori.

Më këtë projektligj, sipas tij, synohet rehabilitimi i aktivistëve të LPK-së qe kanë qëndruar jashtë vendit.

Si dështimet më të mëdha të këtij viti, deputeti i AAK-së ka veçuar mungesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshjet e dëmshme me Serbinë si dhe mungesën e liberalizimit të vizave.

Exit mobile version