Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës, Lahi Brahimaj, shprehet i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme këtë fundvit ose më së largu në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.
Brahimaj, në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën në Tribuna Channe, ka thënë se koalicioni parazgjedhor AAK- NISMA do të jetë përcaktuese e Qeverisë së ardhshme.
Në këtë intervistë ai ka treguar pse AAK nuk po merr pjesë në takimet e ftuara nga presidenti Thaçi për reformën zgjedhore.
“Nëse do të ishte një ftesë serioze, edhe AAK do ta jepte kontributin për reformën zgjedhore”, ka thënë Brahimaj.
Deputeti i AAK-së ka “zbuluar” edhe arsyen e mos thirrjes së seancave të Kuvendit.
“Ka përplasje mes partnerëve për çështjen e buxhetit, prandaj nuk po thirrën seancat”, ka shtuar Brahimaj.