Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të shtunës në Shkup, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të pakonfirmuara. I ndjeri ka qenë duke u larë në një pishinë në zonën e Karposhit.
Siç thonë nga MPB, atiji është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, siç përcjell KlanM, mjekët kanë bërë tentativa për reanimim, por pa sukses. Të miturit i është konstatuar vdekja pa shenja dhune.
Nga MPB thonë se ekipet e tyre kanë kryer inspektimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie./KlanMacedonia