Megjithëse turneu mbahet në konkurrencën e juniorëve, zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës presin meçe interesante, duke marrë parasysh se do të paraqiten edhe boksierë që janë kampionë botërorë në këtë grup-moshë.
“Në turneun ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ do të marrin pjesë boksierë shumë cilësorë nga nëntë shtete. Ne i kemi bërë përgatitjet për këtë turne dhe presim që gjithçka të shkojë ashtu siç është më së miri. Turneu do të zgjasë dy ditë dhe zhvillohet në Prishtinë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci. /Arena/Telegrafi/