Site icon Telegrafi

​Lagjja ‘Sofalia’ në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë të pijshëm

Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Sofalia” në Prishtinë se, ditën e shtunë, 5 dhjetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, kjo do të bëhet për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

“Kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version