Site icon Telegrafi

​Lagjja ‘Sofalia’ në Prishtinë sot pa ujë dhe pa rrymë

Lagjja “Sofalia” në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të mbetet pa rrymë, për shkak të punimeve në rrjet.

Kurse Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për këtë arsye kjo lagje mund të ketë edhe ndërprerje të ujit të pijes.

“Konsumatorë të lagjes ‘Sofalia’ në Prishtinë, ju njoftojmë se më 23 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version