Site icon Telegrafi

Lagjja” Kalabria” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes” Kalabria” në Prishtinë se, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.

Arsyeja e mungesës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin. /Telegrafi/

Exit mobile version