Telegrafi

Lagjet shqiptare në Shkup të papastruara nga bora (Video)

Reshjet intensive të borës vazhdojnë të vështirësojnë qarkullimin e lirshëm nëpër lagjet shqiptare të Shkupit. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga fillimi i reshjeve shumica e rrugicave të lagjes Seravë, Gazi Babë dhe Dizhon janë akoma të mbuluara nga një shtresë e konsiderueshme e borës dhe akoma nuk janë pastruar. Nga pamjet që ka inçizuar televizioni Shenja mund të shihet se shtresa e dëborës që është krijuar nëpër këto rrugë shkakton problem dhe u pamundëson automjeteve dhe këmbësorëve qarkullimin.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës, në aksin rrugor Gostivar­Kërçovë përmes qafës malore Strazhë sot është vendosur sërish ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në dy drejtimet, kumtoi Qendra dispeçere­informative e NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga Enti Hidrometereologjik paralajmërojnë rritje të madhe të shtresës së dëborës, në shumë vende edhe për 20 deri 30 centimetra, për shkak të reshjeve të borës, të cilat priten të jenë të mëdha nga fundi i ditës dhe gjashtë natës. Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në shumë vende priten edhe mbi 40 centimetra borë e re. Në rrethinën e Shkupit pritet lartësia e shtresës së dëborës të rritet për rreth 15 deri në 20 centimetra.