Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se është dëmtuar gypi i ujitë me diametër FI 200 milimetra në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.
Sipas KRU-së, deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm do të mbesin lagjet “Dardania” dhe “Lakrishte” dhe një pjesë e “Arbërisë”.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton konsumatorët se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër FI 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim. Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë, lagjja ‘Lakrishte’ rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes ‘Arbëria’ që lidhet me lagjen ‘Lakrishte’ dhe FSK-ja. Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh”, ka njoftuar kompania. /Telegrafi/