Site icon Telegrafi

„Lagja e trimave“ dhe „Rrufeja“ së bashku në gjykatë

Pas bashkimit të lëndëve „Lagja e trimave“ dhe „Rrufeja“, Gjykata penale ballafaqohet me një problem të madh, respektivisht hapësirat janë tepër të vogla për ti zënë të gjithë palët e përfshira, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Gjykimi duhej të fillojë prej fillimi, por duke marrë parasysh që tani ka 37 persona të akuzuar, ndërsa në sallën e gjykatës duhet të marrin pjesë edhe 15 avokatë si dhe gazetarët, policët dhe familjarët, në sallën e Gjykatës penale nuk mund ti ofrojë kushtet e nevojshme teknike dhe të sigurisë për mbajtjen e seancës“, thanë nga kjo Gjykatë, në atë rast.

Gjykata penale ka kërkuar nga ministri i drejtësisë që me vendim të posaçëm tu jepet në përdorim salla e madhe e Gjykatës Supreme, por kërkesa është refuzuar.

„Salla e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë është e karakterit ceremonial dhe në të nuk ekzistojnë kushte dhe pajisje për të funksionuar si sallë gjyqësore. Nga ana tjetër, nëse mundësohet që në këtë sallë të mbahet gjykimi i lëndës, në tërësi do të rrezikohet siguria dhe funksionimi i rregullt i kësaj Gjykate“, shkruan në letrën e Gjykatës Supreme.

Seanca e re është caktuar për sot, por fillimi i seancës mbetet ende i pasigurt duke marrë parasysh problemet teknike dhe hapësinore./Telegrafi/

Exit mobile version