Lagja “Dardania” në Prishtinë të martën do të ketë mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të disa punimeve që do të bëhen.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga “Kurrizi”, deri te nën kalimi), nuk do të furnizohen me ujë.
Punimet do të bëhen në rrugën “Idriz Gjilani” kurse ndèrprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të zgjatë nga ora 9:00 deri pasdite në orën 16:00.
KUR “Prishtina” bëjnë me dije se janë të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, prandaj edhe kërkon mirëkuptim nga konsumatorët derisa të përfundojnë punimet.