Telegrafi

Lagështi, rrjedhje uji dhe mungesë hapësire në barnatoren qendrore të QKUK-së

Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar.

Aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës.

Në dhomat ku janë të sistemuara barnat, janë të vendosurat edhe tavolinat e punës për stafin.

Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda ambienteve të barnatores, ku shihet se ka lagështi dhe rrjedhje të ujit nga gypat e ujit, ata të ujërave të zeza dhe të ngrohjes./REL.

Një nga hapësirat në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë të vendosura barnat dhe dokumentet. Aty shihen muri dhe tavani i dëmtuar nga lagështia dhe rrjedhja e ujit.
2. Barnatorja qendrore është depo qarkulluese farmaceutike, e cila aktualisht ndodhet në katin përdhesë të Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku është e vendosur edhe barnatorja e kësaj klinike.
3. Kjo barnatore bën furnizimin e të gjitha klinikave, shërbimeve dhe instituteve paraklinike të QKUK-së me produkte farmaceutike.
Mungesa e hapësirës ka bërë që pakot me barna të vendosen edhe në hapësirat ku lëvizin farmacistët dhe punëtorët e tjerë.
4. Kjo është hapësira ku grumbullohen dhe ruhen për kohë të caktuar furnizimet për repartet e Klinikes së Hematologjisë.
Në pamje vërehen myku dhe gypat e ujërave të zeza.