Telegrafi

Lagerfeld pranon gabimet e Coco Chanel

Dizajneri me renome, i cili është drejtori kreativ i kompanisë Chanel, ka këmbëngulur se ai është fans i madh i legjendës së modës, por ka pranuar se ajo bëri shumë gabime.

“Coco Chanel bëri shumë, por jo aq shumë sa mendojnë njerëzit, ose sa mendoi ajo në fund të karrierës së saj. Ajo u shpëtoi të gjithëve, ajo mundi të pretendojë gjëra që Madame Vionnet nuk mundi, sepse ata nuk patën përgjegjësinë dhe personalitetin për të thënë gjëra që Chanel bëri”.

“Ajo nuk ishte vetëm një dizajnere, ajo ishte femër tipike e kohës së saj. Gabimi i parë i saj ishte kur tha se asnjë mashkull nuk pëlqen femrat me mini-funde. Gabimi tjetër i saj ishte kur vendosi t’i quante xhinset të tmerrshme”, ka thënë Lagerfeld. /Telegrafi/