Telegrafi

Lagarde shefe e re e FMN-së

Raportohet se ajo menjëherë do të ballafaqohet me krizën financiare të Greqisë.

Lagarde, aktualisht ministre e financave e Francës, është gjerësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tre viteve të kaluara.

Në postin e shefit të FMN-së ajo e zëvendëson Dominique Strauss-Kahnin, që paraqiti dorëheqje më 18 maj, pasi u arrestua në New York, me akuza për sulm seksual kundër një punëtoreje të hotelit. /Telegrafi/