Site icon Telegrafi

Lagarde, shefe e FMN-së edhe për një mandat

Christine Lagarde është e vetmja kandidate në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe praktikisht është e garantuar që do të rimarrë kryesinë e institucionit në korrik, sipas një komunikate të FMN-së të publikuar sot.

E emëruar në krye të FMN-së më korrik 2011 për pesë vite, ish-ministrja franceze e Ekonomisë kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj më 22 janar dhe kishte marrë shumë mbështetje në Evropë, SHBA dhe në Amerikën Latine.

FMN-ja kishte hapur procesin për paraqitjen e kandidaturës më 22 janar dhe e mbylli të mërkurën në mbrëmje.

“Një kandidat, drejtoresha e përgjithshme aktuale, Christine Lagarde, është regjistruar”, njoftoi në një komunikatë Këshilli Administrativ i FMN-së, që përfaqëson 188 shtete anëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version