Për presidenten e re të Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është kërcënimi më i madh për ekonominë botërore.
Lagarde e cila ka drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga viti 2011 dhe u zgjodh në majin korrik për të zëvendësuar Mario Draghin nga 1 nëntori, tutje tha se tarifat e vendosura ndërmjet njëra-tjetrë janë tepër të larta.
“Unë mendoj se lufta tregtare mes dy vendeve është pengesa më e madhe për ekonominë botërore”, është shprehur Lagarde.
Negociatorët e tregtisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë vendosur të rifillojnë bisedimet mbi nivelin parimor muajin tetor në Uashington. Kërcënimet e tarifave të vendosura, kanë trazuar tregjet financiare dhe ngjallën shqetësime për një recesion botëror.
“Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë pasiguri shtohen. Dhe nëse jeni investitor apo nëse keni një ndërmarrje, pavarësisht nga sa kapital keni, sërish nuk do të investoni në një situatë të tillë, por do të rrini në pritje”, ka shtuar Lagarde në një intervistë për CNBC.
Përveç Kinës, presidenti Donald Trump ka kërcënuar edhe Evropën dhe për masa proteksioniste. Kohët e fundit, pas bisedimeve me drejtuesit e Bashkimit Evropian, Trump është shprehur me një ton optimist për perspektivat në lidhje me një marrëveshje të drejtë tregtare, pa imponuar tarifa për importet e makinave.
Gjatë qëndrimit të saj në FMN, Lagarde mbikëqyri programet e shpëtimit për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën gjatë krizës së borxhit sovran që arriti kulmin në 2001 dhe 2012. /Telegrafi/