Telegrafi

Lagarde: Bankat qendrore duhet ta marrin në konsideratë emetimin e parasë dixhitale

Bankat qendrore duhet ta marrin në konsideratë emetimin e monedhave dixhitale, pasi paraja po përballet me një “pikë kthese historike”, kështu ka deklaruar shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Në një fjalim në Singapor, Lagarde theksoi natyrën në ndryshim të parave, pasi kërkesa për para fizike është duke u ulur në mbarë botën dhe shtoi se bankat qendrore kanë një rol që t’i japin shtytje ekonomisë dixhitale.

“Unë besoj se ne duhet të konsiderojmë mundësinë për të lëshuar monedhat dixhitale”, tha Lagarde, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se një monedhë dixhitale e mbështetur nga banka qendrore mund të ndihmojë në nxitjen e përfshirjes financiare, sigurisë dhe privatësisë në pagesa si një alternativë me kosto të ulët dhe efikase ndaj kartmonedhave. /Telegrafi/