Telegrafi

Lagard dhe Carstens, kandidatë për shef të FMN-së

Këta janë ministrja e financave e Francës, Christine Lagard, dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Meksikës, Augustin Carstens.

Pritet që Bordi i FMN-së, deri më 30 qershor, do ta zgjedhë shefin e ri, pas dorëheqjes së shefit të mëparshëm, Dominique Straus Khan, nga Franca, i cili ishte arrestuar për shkak të akuzave për sulm seksual ndaj një punëtoreje të një hoteli në NewYork. Por, Khan i ka hedhur poshtë akuzat. /Telegrafi/