Rayton-Fissore Magnum që në SHBA njihet si Laforza, ishte prodhuar gjatë viteve të 80-ta. Nga adhuruesit e vetura SUV, konsiderohet si “Range Roveri” italian.
Gjatë 18 viteve “karrierë”, ishin prodhuar hiq më pak se 6.000 njësi të kësaj veture luksoze – ku 1,200 prej tyre kanë përfunduar në tregun amerikan, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë italiane pak e njohur për opinionin e gjerë, bën tërheqje me të katër rrotat (4×4) dhe është i bazuar në platformën mekanike të prodhuesit Iveco.
E derisa në Evropë është shitur si Rayton-Fissore Magnum, për tregun amerikan mori një emër më të shkurtër dhe më të kapshëm – Laforza.
Njësinë e prezantuarin në kanalin e tij në YouTube, Doug DeMuro, kjo veturë përdor motorin e Fordit 5.0 litra V8, derisa disa versione kishin përdorur edhe ata me 6.0 V8 nga General Motors. /Telegrafi/