Në një rrugë të mbyllur, me lajmërim të njësive emergjente dhe shofer të aftë
Janë vetëm 210 njësi nga kjo linjë, ndërsa jo shumë pronarë të LaFerrari Aperta e kanë mundësinë dhe aftësinë që ta ngasin atë në një shteg të mbyllur malor, tarnsmeton Telegrafi.
Mungesa e aftësive, mund të bëjë që të humbet kontrolli dhe ky të jetë fundi i pronarit dhe makinës. Apo shoferi të shpëtojë, por jo edhe makina tij. Gjithnjë duke pasur parasysh mundësinë dhe kushtet, pak a shumë sikurse pronari i paemëruar i kësaj makine italiane, që e ka vënë në funksion në një zonë malore, që nuk dihet se ku është.
Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon atë në shtegun e mbyllur, ndërsa bëhet e ditur se për rastin janë njoftuar mbrojtësit e rendit dhe njësitet emergjente. Megjithëse asfalti është i lagur dhe ka potencial të rrëshqitjes, shoferi apo shoferja ka aftësitë e duhura, që të shfrytëzojë si duhet 950 kuajfuqitë që i ofron LaFerrari.
Pos lëvizjes së shkathtë që mund ta shihni më poshtë, kjo makinë lëshon edhe tinguj të mahnitshëm teksa lëvizë me shpejtësi. Për fat të keq, janë shumë pak pronarë që kanë aftësi dhe kushte t’i vozisin LaFerrari Aperta, për formën të cilën janë krijuar të voziten. /Telegrafi/