Telegrafi

Laetitia Casta: Ja sekreti i bukurisë sime

Që nga hera e parë kur u shfaq në televizion nuk ka ndryshuar shumë, por cili është sekreti i bukurisë së saj: “Sa herë që vij në New York bëj një pastrim të thellë dhe të plotë të lëkurës së fytyrës”, shprehet ajo. Megjithë cilësinë e mirë të saj dhe fytyrën e mbushur, Laetitia ka një lëkurë të yndyrshme. Trajtimi i saj me një maskë natyre çdo tri ditë, pastrimi me produkte delikate në mëngjes dhe mbrëmje si dhe shpëlarje të fytyrës me vajra me rigon, borzilok, majdanoz dhe trumëz, duket se janë ideale për të. “Këto produkte kanë një efekt fantastik dhe shumë ushqyes mbi lëkurën time”, shprehet Laetitia.

Ndërkohë, gjithçka mund të bëhet në kushtet e shtëpisë edhe nga ju, pa qenë e nevojshme t’i drejtoheni një qendre estetike. Në mëngjes lajeni fytyrën me një xhel pastrues duke shkumëzuar shumë pak, që të arrijë të eliminojë yndyrën e tepërt. Në mbrëmje pas qumështit pastrues aplikoni në lëkurë me një tampon tonin pa alkool. Kujdes që tonifikuesi të mos jetë me alkool, se mund të sjellë efektin e kundërt dhe të rrisë prodhimin e yndyrës nga lëkura. Ndërkohë, çdo mëngjes me stomakun bosh pini një gotë me ujë të ngrohtë, në të cilin keni lënë gjithë natën dy gjethe borziloku. /Telegrafi/