Site icon Telegrafi

Lady Gagan e gjuajnë me arush pelushi gjatë interpretimit në skenë

Lady Gaga e mbajti gjakftohtësinë e saj teksa i është hedhur një arush prej pelushi teksa performonte live në skenë në Toronto të shtunën.

Superylli, 39 vjeçe, iu desh t’i shmangej objektit fluturues në mes të këngës ndërsa mahniti audiencën në ‘Rogers Center’ në Kanada, shkruan DailyMail.

Pamjet e marra nga një pjesëtar i audiencës pranë skenës treguan Gagan duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa arushi u lëshua duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.

Më pas ajo vazhdoi si një profesioniste e vërtetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Fansja që publikoi videon në Twitter, Jo Shelton tha ekskluzivisht për DailyMail për incidentin: “Vendosa të incizoj një pjesë të këngës së Gagas, sepse ‘Hold My Hand’ është një pjesë kaq e bukur dhe ka shumë kuptim për mua”.

“E mora aksidentalisht këtë incident në video dhe në fillim nuk e dinim se kush e hodhi apo çfarë ishte objekti, ndoshta për faktin se Gaga është një profesioniste absolute dhe nuk humbi asnjë goditje”.

“Doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira jeni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet”, deklaroi ajo.

Ndërsa Jo e publikoi videon në Twitter theksoi rreziqet e objekteve që u hidhen interpretuesve në skenë, duke shkruar: “Si mendojnë disa fansa se kjo është në rregull… kjo është kaq e rrezikshme dhe e trishtueshme”.

Gaga dukej po aq e pabesueshme si kurrë më parë për performancën e saj, e veshur me një kostum prej lëkure në ngjyrë të zezë, të kombinuar me çizme të ngushta, të gjata dhe një xhaketë të rehatshme.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi fituesja e çmimit “Grammy” publikoi një video të shkurtër promovuese, duke ngacmuar fansat për publikimin e filmit të ardhshëm “Joker: Folie a Deux”, teksa konfirmoi se do të luajë në film. /Telegrafi/

Exit mobile version