Lady Gaga – e lindur Stefani Joanne Angelina Germanotta – festoi ditëlindjen e 35-të më 28 mars.
Fituesja e ‘Oscar’ përmes rrjeteve sociale ka zbuluar surprizën që i bëri i dashuri i saj, Michael Polansky, teksa ndodhen larg njëri-tjetrit.
“Kur i dashuri ju dërgon të gjitha lulet në Romë për ditëlindjen tuaj. Të dua zemër. Mezi po pres që të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë, kjo është e gjitha që më nevojitet”, ka shkruar ajo.
Gaga dhe Polansky u shfaqën së bashku publikisht në ‘Super Bowl’ të vitit të kaluar dhe së fundmi u fotografuan në inaugurimin e Presidentit, Joe Biden.
Lady, e cila ka qenë e fejuar me aktorin Taylor Kinney dhe Christian Carino në të kaluarën, për herë të fundit ndau një imazh përkrah Michael pas performancës së saj në Ditën e Inaugurimit.
Në foto, çifti u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin teksa po mbanin maskat në fytyrë.
Gaga ndërkohë prej vitesh është pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar dhe njihet për hitet si “Alejandro”, “Papparazi”, “Poker Face” etj.
Edhe pse filloi si muzikante, puna e saj përfshihet edhe në televizion, film, modë e filantropi. /Telegrafi/