Telegrafi

Lady Gaga: Vuaj nga një sëmundje mendore

Lady Gaga ka pohuar se vuan prej sëmundjes së stresit.

E gjithë kjo në saje të përdhunimit që kishte përjetuar në moshën 19-vjeçare.

Lady Gaga duke medituar

“Vuaj nga një sëmundje mendore”, tha Gaga gjatë një takimi me homoseksualët, ku ka shtuar se këtë nuk ia kishte thënë askujt, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ajo pohoi se mirësjellja e njerëzve ka bërë që ta merr veten dhe të fillojë të shërohet.

“Edhe meditimi më ndihmon”, tha ndër të tjerash këngëtarja 30-vjeçare. /Telegrafi/