Jennifer Lopez nuk ishte e vetmja që solli partnerin e saj në ceremoninë e inaugurimit javën e kaluar.
I dashuri i Lady Gagas, Michael Polansky, po ashtu ishte pjesë e inaugurimit të Joe Biden dhe të dy patën një moment intim që është zënë edhe nga kamerat.
Gaga dhe Polansky u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin maskat.
Fotografinë e tillë e publikoi ditën e sotme (e martë) edhe Gaga në rrjete sociale.
Biondja, e cila këndoi himnin kombëtar përpara betimit të Biden dhe Kamala Harris, zgjodhi një fustan të veçantë për momentin historik.
Ata po ashtu atë pasdite ishin ulur pranë Lopez dhe të fejuarit të saj, Alex Rodriguez.
Është një paraqitje e rrallë publike e Michael dhe Lady, të cilët janë në lidhje prej më shumë se një viti.
34 vjeçarja konfirmoi romancën në një postim të ndarë në rrjete sociale më 3 shkurt. /Telegrafi/