Telegrafi

Lady Gaga thyen rekordin e Adele

Lady Gaga (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Kënga “Shallow” e artistëve Lady Gaga dhe Bradley Cooper po vazhdon të shënojë suksese të shumta.

Ky bashkëpunim ka qëndruar për 67 ditë në krye të renditjes zyrtare të iTunes, që shënon edhe rekord pasi Lady Gaga bëhet artistja e parë femër që ka arritur diçka të tillë.

Më parë ky rekord është mbajtur nga artistja me famë botërore, Adele, e cila një sukses të tillë e kishte arritur në vitin 2016 me hitin “Hello”.

Ky vit përndryshe ishte shumë i suksesshëm për Lady Gaga-n, e cila ka marrë çmime të shumta përgjatë këtyre muajve.

“Grammy”, “Bafta”, “Golden Globe”, “Oscar”, që njihen si mbrëmjet më të mëdha të ndarjes së çmimeve janë vetëm disa nga eventet që kanë shpërblyer artisten. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)