Lady Gaga është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Tani jo më për sukseset e saj, por për jetën private dhe dyshimet se ka nisur një lidhje të re.
Së fundmi, këngëtarja konfirmoi se është ndarë nga i fejuari Christian Carino, me të cilin u tha se po planifikonte martesën.
Megjithatë, nuk ka kaluar shumë kohë dhe ajo tashmë besohet se po kalon një romancë të re me aktorin e filmit “Avengers”, Jeremy Renner.
Pas ceremonisë së çmimeve Oscar, u përfol se Gaga ishte në një lidhje edhe me Bradley Cooper, por kjo u mohua nga këngëtarja.