Telegrafi

Lady Gaga shpërndan një video në të cilën shfaqet pa makijazh

(Foto: Instagram/ladygaga)

Lady Gaga ka guxuar gjithmonë të shfaqë ekstravagancën e saj qoftë gjatë performancave apo gjatë daljeve publike.

Njëherësh, në shumë raste këngëtarja ka guxuar edhe të ekspozojë fizikun e saj me pak material në trup.

Këtë herë, 35-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën është shfaqur pa makijazh në fytyrën e saj.

Lexo po ashtu Lady Gaga shkëlqen e veshur në fustan rozë me pika

Po ashtu, ajo nuk ka asgjë të veshur në pjesën e gjoksit, porse e ka mbuluar me duar.

“Ju ndriçoftë zemra, ashtu sikurse dielli”, është përshkrimi që ka zgjedhur Gaga për këtë postim. /Telegrafi/