Site icon Telegrafi

Lady Gaga sëmuret rëndë, anulon dhjetë koncerte

Lady Gaga muaj më parë kishte anuluar një numër të koncertesh shkaku i një sëmundje.

Por, pas mbajtjes të disa prej tyre anembanë globit, ajo sërish ka anuluar dhjetë e parapara.

E gjithë kjo pasi që këngëtarja po vuan prej sëmundjes së Fibromyalgias, e cila prek muskujt dhe indet e buta. Simptomat përfshijnë dhimbje kronike të muskujve, lodhje, probleme të gjumit, të cilat mund të shërohen përmes barnave, ndryshimeve të jetesës dhe menaxhimit të stresit.

“Unë jam aq e shkatërruar sa nuk e di se si ta përshkruaj” shkruante Lady Gaga, ku më tutje 31-vjeçarja shtoi se “Gjithçka që di është se nëse nuk pushoj, nuk do të ketë kuptim muzika ime”.

Pamje mbi filmin dokumentar të këngëtares

Njoftimi vjen pasi filloi turneun në Mbretëri të Bashkuar, ku gjatë ditës së nesërme është dashur të perfomoj në Birmingham Arena.

“Unë premtoj se do të kthehem në qytetin tuaj, por tani për tani, duhet ta vendos veten në vendin e parë dhe mirëqenien time. Ju dua, përgjithmonë”, tha Gaga.

Theksojmë se të gjithë ata që kanë blerë bileta mund t’i rikthejnë deri më 6 Shkurt, ku do të kompensohen me shumën që kanë paguar. /Telegrafi/

Exit mobile version