Site icon Telegrafi

Lady Gaga risjell kreacionin e Elizabeth Hurley nga vitet e nëntëdhjeta

(Foto: Rafinery29/SplashNews)

Në vitin 1994, Elizabeth Hurley ka shëtitur me një fustan të bashkuar me zinxhirë prej ari dhe hyri në historinë e modës dhe një model të ngjashëm e ka prezantuar shtëpia e famshme e modës shumë vite më vonë.

Aktorja është bërë e famshme në mes të viteve të nëntëdhjeta me një fustan me nënshkrimin Versace, ishte një krijim legjendar që zbuloi një pjesë të mirë të trupit dhe kishte një seri zinxhirësh prej ari.

Dizajni u nënshkrua nga Gianni Versace personalisht, në atë kohë një disenjator shumë i popullarizuar i kreacioneve të mbrëmjes dhe prerjeve magjepsëse të cilat i kanë veshur nga zonjat në tapetin e kuq.

Elizabeth Hurley me fustanin Versace në vitin 1994 dhe pastaj në vitin 2018 (Foto: Reddit)

Ndërsa veshja fitoi një status të veçantë në historinë e modës të shekullit të kaluar, motra e Giannit dhe drejtoresha kreative e markës, Donatella Versace, e ringjalli atë vite më vonë, dhe u vesh përsëri nga aktorja e famshme britanike.

Varianti i ri gjithashtu kishte mëngë tyli, mirëpo dizajni ishte i njohur, fjala është për një kreacion të përjetshëm për tapetin e kuq dhe për ngjarjet.

Ndërkohë, Lady Gaga kishte veshur të njëjtën veshje, ndryshe adhuruese e veshjeve atraktive dhe dizajnëve që tërheqin vëmendjen. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: SplashNews/Daily Mail)
Exit mobile version