Telegrafi

Lady Gaga reagon ndaj atyre që e akuzuan për ndarjen e Bradley Cooper me Irina Shayk

Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Foto: Matt Petit - Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images)

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, u ka reaguar fansave të cilët e akuzuan për ndarjen e Bradley Cooper me Irina Shayk.

Ajo ka performuar të shtunën në Las Vegas, teksa gjatë këndimit të “Shallow”, Gaga shpërtheu ndaj fansave dhe u tha të largohen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

Bradley Cooper (44 vjeç) dhe ish-e dashura e tij (33 vjeçe) javën e kaluar bënë të ditur se i kanë dhënë fund romancës katërvjeçare. Çifti filloi të takoheshin në vitin 2015 dhe kanë një vajzë dyvjeçare së bashku.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, spekulimet për më shumë se një miqësi mes Bradleyt dhe Gagas erdhën që pas performancës së tyre në mbrëmjen e “Oscars 2019”, ku dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë interpretimit të këngës së tyre.

Megjithatë, këngëtarja i ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se ata janë vetëm miq të mirë.

Përndryshe, Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë, pasi kishte nevojë për përkrahje të fortë në momente të caktuara dhe ky i fundit i dhuronte vetëm xhelozi në momentet më të vështira në jetë. /Telegrafi/

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)