Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, para pak ditësh publikoi klipin e ri të këngës “Stupid Love”.
Projekti, i cili u xhirua më Iphone 11 Pro, është shoqëruar edhe me video të veçantë në një shkretëtirë ku natyrisht se temperaturat ishin tejet të mëdha.
Ndërkaq tani, ajo ka ndarë një video me fansat në InstaStory ndërsa tregon se pas përfundimit të xhirimeve është futur në një vaskë me akull për disa minuta.
“Në xhirime të Stupid Love”, ka shkruar krahas videos këngëtarja që tregon se videoja u realizua më 24 janar.
Kënga u prit shumë mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka kaluar shifrën e 20 milionë klikimeve në YouTube.
33-vjeçarja ndër tjerash vjen shumë unike edhe në klip dhe ky është suksesi i radhës i saj pas filmit “A Star Is Born”.
https://www.youtube.com/watch?v=oXaB6gULBf8&feature=emb_title
Falë sukseseve në karrierë, Gaga po ashtu renditet edhe tek yjet më të paguar të dekadës me afro 500 milionë dollarë. /Telegrafi/