Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga, ka marrë së fundmi pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të kinematografisë Amerikane.
Siç di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen, Lady Gaga edhe këtë herë u pjesë e mediave, kësaj here për shkak të puthjes në buzë që i dhuroi aktorit të rolit kryesor në filmin “A stars is born”.
Sam Elliot, 74 vjeç, arriti të rrëmbejë një puthje nga Lady Gaga në tapetin e kuq të eventit.
Ndërkohë, 32-vjeçarja dukej mjaft elegante në një fustan të gjatë dhe me shkëlqim.
Duke biseduar rreth xhirimeve të filmit “A stars is born”, në të cilin Lady Gaga gjithashtu është pjesëmarrëse, dyshja shkëmbyen puthjen.
Ndërkohë, Lady Gaga ka kohë që përflitet se është fejuar me Christian Carino.
Ajo ka qenë më pak aktive në muzikë, dhe më shumë aktive në film kohëve të fundit. /Telegrafi/