Telegrafi

Lady Gaga premton se ia vlen të pritet për albumin e saj

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, nuk ka folur shumë për albumin e saj të ri, por ka bërë një premtim për fansat.

Ylli i muzikës pop, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, është duke punuar qe një kohë të gjatë në albumin e katërt solo dhe thotë se ia vlen të pritet.

“Jam duke punuar çdo ditë në incizime dhe do ta përfundoj një ditë. Ndihem sikur është hera ime e parë që kaloj kohën me këngët e mia”.

“Për disa vjet më është dashur të merrem me shumë gjëra vetëm për të kënaqur njerëzit rreth meje. Premtoj se ia vlen të pritet për këtë”, ka thënë këngëtarja për 97.1AMP Radio.