Telegrafi

Lady Gaga me poza provokuese, shfaqet topless në fotosesionin e ri

Vite pas eksperimentimit me makijazh, Lady Gaga ka filluar prodhim e saj të produkteve të bukurisë në vitin 2019.

Që nga atëherë, Lady Gaga përmes imazheve të ndryshme i reklamon ato, duke i përdorur edhe në fytyrën e saj, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 34-vjeçarja ka ngjallur reagime të shumta të miliona ndjekësve të saj.

Përpos të brendshmeve në pjesën e poshtme, Gaga në pjesën e sipërme zgjodhi të shfaqet topless.

Për të ruajtur modestinë, flokët e gjata ajo i kishte vendosur tek pjesa e gjoksit, duke mbuluar kështu intimitetin.

Me të njëjtat poza ajo theksoi tatuazhet e bëra në trup, të cilat kanë kuptime nga jeta personale e artistes. /Telegrafi/