Ylli amerikan mbetet besnik ndaj stilit të vet ekscentrik të modës .
Këngëtarja Lady Gaga serish ka arritur të shkaktojë reaksione të mëdha të publikut.
Kësaj radhe bëhet fjalë për stilin e pazakontë të modës.
Ylli amerikan mbetet besnik ndaj stilit të vet ekscentrik të modës, të cilin kësaj radhe e tregoi në plazhin e Miamit.
Ajo ka shfrytëzuar ditën me diell për rrezitje në plazh, ndërsa fotografitë e bëra i vendosi në rrjetin Instagram.
Por, fotot e saja morën komente ironizuese, pasi një pjesë e mirë e fansave thanë se këngëtarja po e tepron me paraqitje të tilla, pasi këtu nuk ka asgjë tërheqëse dhe të bukur.