Telegrafi

Lady Gaga me plot kurajo provon të ngjitet në shkëmbinj të rrezikshëm

Lady Gaga (Foto: Instagram/ladygaga)

Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga, ka arritur të prekë majat e industrisë muzikore si artiste e kompletuar.

Por, përpos muzikës ajo ka provuar të arrijë majat edhe përmes ngjitjes në disa shkëmbinj të rrezikshëm, shkruan Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Born This Way” përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe në të cilat shihet duke praktikuar sporte ekstreme.

Fotografia ishte shkrepur nga dikush tjetër që ishte më lartë se këngëtarja, ndërsa ajo shihej e kapur në disa hekura.

Në përshkrim ajo kishte bashkangjitur një ‘emoj’ që përshkruante fuqinë, bashkangjitur edhe një zemër të kuqe.

Përmes një veshje të ekspozuar ajo jo vetëm që kishte vënë në pah linjat trupore, por edhe muskujt e fituar nga ushtrimet e shumta.

Gaga përndryshe një sport të tillë e ka konsideruar si ndihmesë për të luftuar frikën, ndërsa më parë ka bërë të ditur se ka luftuar me depresion. /Telegrafi/