Site icon Telegrafi

Lady Gaga paraqitet në bikini, uron mbarësi për Vitin e Ri (Foto)

Lady Gaga uroi fansat në mënyrën më të pazakontë me rastin e fillimit të një Viti të Ri.

Këngëtarja amerikane ka publikuar një fotografi seksi në rroba banje përmes së cilës u ka dëshirat më të mirat e mundshme fansave të saj.

“Gëzuar Vitin e Ri, ju uroj lumturi, shëndet, dashuri”, shkruan në mesazhin e yllit të Pop muzikës.

Edhe fansat nuk e lënë anash, të cilët e uruan këngëtaren me më shumë perfomanca dhe këngë të reja..

Midis tyre kishte edhe fansa që komentonin rreth linjave trupore të këngëtares, sidomos të pasmet fantastike që i theksonin tangot.

Ndryshe, 31-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version