Telegrafi

Lady Gaga në lidhje të re, xhirohet duke u puthur me një mashkull në Las Vegas

Lady Gaga (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Pasi e ndërpreu fejesën e me agjentin e saj, Christian Carino dhe iu përkushtuar vetëm karrierës, Lady Gaga është sërish në një lidhje dashurie.

Në pritje të Vitit të Ri në Las Vegas, këngëtarja është shoqëruar nga një mashkull, i cili nuk është emër i njohur për publikun, ndërsa nuk e ka fshehur romancën gjatë gjithë mbrëmjes.

33-vjeçarja e ka mbajtur për dore shoqëruesin e saj, ndërsa më pas e ka puthur në çastet festive.

Të gjitha lëvizjet e këngëtares janë xhiruar nga të pranishmit, ndërsa disa video janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Lady Gaga e ndërpreu befas fejesën me Carinon gjatë kohës kur u bë kryetemë e mediave për lidhjen e përfolur me Bradley Cooper gjatë realizimit të filmit “A Star Is Born”.

Për dhjetë muaj, ajo nuk u përfshi në një lidhje të re dhe iu përkushtua vetëm muzikës, ndërsa tash duket se e ka gjetur sërish dashurinë. /Telegrafi/