Mediat botërore raportuan për ndarjen mes Lady Gagas dhe të dashurit, Taylor Kinney.
Por, kjo del të jetë aspak e vërtetë pasi vetë këngëtarja ka mohuar një gjë të tillë përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.
Fillimisht, Lady Gaga pohon se kanë vendosur që të ndahen përkohësisht shkaku i angazhimeve.
“Taylor dhe unë kemi qenë gjithmonë shpirtra binjakë. Si të gjitha çiftet, kemi ulje-ngritjet tona dhe kjo periudhë ka qenë një e tillë, prandaj kemi vendosur të bëjmë një pushim të shkurtër”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, transmeton Telegrafi.
Më pas, këngëtarja pohon se vazhdojnë të jenë çift me Taylorin.
“Ne jemi të dy artistë me ambicie për më shumë, prandaj distanca dhe agjenda e kanë bërë shumë të vështirë për të vazhduar dashurinë që ekziston midis nesh. Por, në fund të ditës, jemi afër njëri-tjetrit dhe për më tepër, jemi ende të dashuruar”. /Telegrafi/