Telegrafi

Lady Gaga, Kim Kardashian dhe Chrissy Teigen bien dakord: Është koha të filloni të vishni streçet me taka

Ah, streçet! Le ta pranojmë që janë super praktike për të gjitha femrat

Ideale për t’u veshur gjatë një ecjeje të zakonshme, stërvitjes në palestër, por edhe kur e keni ndarë mendjen që të bëheni “rob” të plogështisë në shtëpi, streçet janë perfekte

Komoditeti është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa lehtësia e kombinimit është ajo që mban peshën kryesore në këtë gjetje. Mund të vishen me pulovra të gjerë, atlete dhe së fundmi me taka të larta.

Thënë kjo, ndoshta nuk keni menduar kurrë streçet e stërvitjes me taka të larta, për shumë arsye, por pasi të shihni fotot e Kim Kardashian dhe Lady Gaga-s, me siguri që do të bindeni! – shkruan Page Six.

Tendencat vijnë dhe ikin, por të paktën në pjesën e stilit dhe trendeve dominuese mund t’i besohet Kim-it kur kombinon diçka sportive me një element klasik.

Ajo u shfaq pak kohë më parë me një kombinim shumë të lezetshëm, një triko rozë, streçe të trasha të zeza dhe çizme kamoshi deri te kyçi i këmbës.

Chrissy Teigen, gjithashtu zgjodhi streçet e zeza, një palë taka dhe kapele bejsbolli për një ecje në New York në ditët e fundit të dhjetorit.

Një tjetër provë që konfirmon rikthimin e këtij trendi është Lady Gaga, e cila u kap nga paparacët në një shëtitje në Malibu e veshur me streçe të zeza, çizme me takë të lartë dhe një xhaketë lëkure në ngjyrë kafe të errët.

Ju duhen më shumë prova për t’ju bindur se ky sezon ka kryefjalë të stilit, streçet e zeza? /Telegrafi/